Πέμπτη, 7 Απριλίου 2011

"Δυστύχημα" η δολοφονία του Αριστοτέλη Γκούμα για τους "ανεξάρτητους" Αλβανούς εμπειρογνώμονες - η απάντηση του ελληνικού ΥΠΕΞ


«Δυστύχημα το οποίο προκάλεσε ο ίδιος και όχι δολοφονία» χαρακτηρίζεται από τους Αλβανούς ειδικούς ανακριτές η δολοφονία του Αριστοτέλη Γκούμα!


Ο Εκπρόσωπος του ελληνικού Υπουργείου Εξωτερικών Γρηγόρης Δελαβέκουρας, απαντώντας σε ερωτήσεις δημοσιογράφων για τις σχετικές αναφορές στον αλβανικό τύπο, απάντησε τα εξής:



«Στις 12 Αυγούστου 2010, ομάδα εθνικιστών καταδίωξε και δολοφόνησε τον ομογενή Αριστοτέλη Γκούμα επειδή μιλούσε ελληνικά.

Το έγκλημά τους καταδικάστηκε από το σύνολο του πολιτικού κόσμου στην Αλβανία. Ο Πρωθυπουργός της Αλβανίας Σ. Μπερίσα δήλωσε τότε ότι: «είναι μια απαίσια πράξη να δολοφονείται κάποιος που επιστρέφει σπίτι του. Είναι μια πράξη βάρβαρη». Ο τότε Αντιπρόεδρος της αλβανικής Κυβέρνησης Ι. Μέτα δήλωσε: «πιστεύω ότι η εισαγγελία και οι αρμόδιες αρχές θα διαλευκάνουν το αποτρόπαιο αυτό έγκλημα και παράλληλα θα καταλογίσουν στους δράστες τη μέγιστη ευθύνη που προβλέπει ο νόμος».

Εφόσον τα δημοσιεύματα μέρους του αλβανικού τύπου ανταποκρίνονται στην πραγματικότητα, ότι δηλαδή το πόρισμα της Επιτροπής Εμπειρογνωμόνων αποφαίνεται ότι επρόκειτο για ατύχημα με ευθύνη του θύματος, δημιουργείται έντονη ανησυχία και προβληματισμός, πώς μετά από εννέα μήνες μελέτης, αυτό το οποίο η αλβανική πολιτική και δικαστική εξουσία της Αλβανίας θεωρεί ως αποτρόπαιο έγκλημα, μεταβαπτίζεται σε ατύχημα.  


Θα παρακολουθήσουμε με μεγάλη προσοχή την εξέλιξη της δικαστικής διαδικασίας. Αναμένουμε από την Αλβανία, ως κράτος-μέλος του Συμβουλίου της Ευρώπης, και υποψήφια προς ένταξη χώρα στην Ευρωπαϊκή Ένωση να εγγυηθεί την ορθή και ταχεία απονομή δικαιοσύνης, που θα αποτελέσει και τη μοναδική έμπρακτη απάντηση στις εύλογες ανησυχίες της Ελληνικής Εθνικής Μειονότητας.  Η Ελλάδα δεν έχει καμία διάθεση ανάμιξης στις διαδικασίες της αλβανικής δικαιοσύνης, αλλά διατηρεί όλα τα ενδεχόμενα ανοικτά ως προς τις ενέργειές της στο μέλλον».



Το αναλυτικό δημοσίευμα της εφημερίδας Shekulli:



TIRANË- "Aristotel Guma alias Aristidh Guma ka vdekur nga aksidenti automobilistik të shkaktuar nga ai vetë". Ky është konkluzioni që kanë nxjerrë ekspertët e pavarur të Agjencisë së Ekspertizave të firmosur nga Gëzim Hoxha dhe Dhimiter Kerrin. Me kërkesë të prokurorisë së Vlorës, dy ekspertët Hoxha dhe Kerri kanë kryer ekspertizën autoteknike të aksidentit të datës 12 gusht 2010 të ndodhur në segmentin rrugor Himarë-Vlorë, pikërisht në Himarë fshat.

Në këtë ngjarje, u përplas autovetura e tipit "Audi A3" e drejtuar nga shtetasi Ilir Mukaj dhe motoçikleta e tipit "Yamaha" të drejtuar nga shtetasi Aristotel Guma, icili vdiq pak orë më pas në spital.

"Ne mendojmë se pavarësisht thyerjeve të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesi i mjetit veturë "Audi A3" (Ilir Mukaj) manovra e menjëhershme e kthimit të motoçikletës nga drejtuesi i saj (Aristotel Guma) ka qenë shkaku kryesor që mjetet hynë në përplasjen, e cila solli pasojën", - thuhet në përfundim të ekspertizës 16 faqesh të dy ekspertëve, Hoxha dhe Kerri.

Sipas kësaj ekspertize, shpejtësia me të cilën po ecnin dy drejtuesit, Mukaj dhe motoçiklisti Guma, ka qenë 55 km në orë ndërkohë, që maksimumi në atë rrugë lejohej 40 km në orë, çka, sipas ekspertëve, ka qenë edhe shkaku i dëmtimeve të mëdha që Guma ka marrë nga përplasja. Kjo ekspertizë tashmë është administruar në dosjen hetimore me numër procedimi 1261 të prokurorisë së Vlorës, institucion ky që ishte edhe kërkuesi i kryerjes së këtij akt-ekspertimi autoteknik.

"Drejtuesi i mjetit "Audi A3", personin nën hetim Ilir Mukaj, së bashku me shokët e tij në makinë, në afërsi të një pike karburanti që ndodhet në të dal të Himarës, në segmentin rrugor Himarë - Vlorë ndalojnë makinën për shkak të pengesave të vendosura në rrugë. Në këtë kohë, në afërsi të dritares së makinës së tyre, afrohet një motoçikletë me drejtues shtetasin Aristotel Guma, i cili lëshon disa fjalë fyese në drejtim të rinjve në gjuhën greke dhe largohet me shpejtësi.

Drejtuesi i makinës, Mukaj, shton shpejtësinë për ta arritur motoçikletën dhe për disa metra ecin paralel së bashku në të njëjtin drejtim dhe të njëjtën korsi.
Rruga është e rregullt, me shtresë asfalti në gjendje të mirë, por ajo është me shumë kthesa të padukshme ose pjesërisht të dukshme. Para momentit të përplasjes distanca mes dy mjeteve është e vogël.

Në momentin kur motoçikleta e drejtuar nga Guma, ka dalë nga një kthesë edhe mjeti "Audi A3" sapo ka dalë po nga kjo kthesë. Drejtuesi i mjetit "Audi A3", meqenëse në krahun e djathtë të tij kishte motoçikletën e ka pozicionuar mjetin e tij në afërsi të vijës ndarëse të mesit të rrugës. Motoçiklisti, pasi ka dalë nga kthesa, për shkaqe të panjohura për ne bën një manovër kthimi me timon në drejtim të aksit rrugës (nga mjeti "Audi A3), duke goditur makinën në parafangon e djathtë.

Makina përplaset me mesin e motoçikletës së drejtuar nga Guma", - thuhet ndër të tjera në ekspertizë ku përshkruhen me detaje shpejtësia e të dy mjeteve dhe fuqia përplasëse e tyre. Sipas ekspertizës, drejtuesi i makinës "Audi A3" duke qenë fare pranë me motoçikletën nuk ka pasur mundësi reale për ta përshquar lëvizjen dhe manovrën që kryen motoçiklisti.

Si ndodhi aksidenti, sipas ekspertëve
"Motoçikleta është pozicionuar majtas në karexhatë (jashtë vijës fundore të rrugës) dhe ka hyrë në mënyrë të menjëhershme në fluksin e qarkullimit të veturës. Motoçikleta bashkë me drejtuesin e saj, pas kësaj goditje, mbështeten momentalisht mbi pjesën ballore të veturës djathtas dhe ushtrojnë një shtypje mbi kofonon e mjetit ku kanë mbetur edhe dëmtimet e bëra nga timoni i motoçikletës.

Pas kësaj goditje nga parakolpi i autoveturës, kryesisht me pjesën e djathtë me motoçikletën në mesin e saj që korrespondon me pjesën e poshtme të automjetit dhe me dëmtimet që ka evidentuar mjekësia ligjore në këmbën e motoçiklistit... Nga forca goditjes, motoçikleta hidhet përpara, bie në tokë dhe lë gjurmën e rënies së saj duke gërvishtur karexhatën që tregon edhe vendin e rënies së motoçikletës, më pas vazhdon spostimin zvarrë përpara mbi asfalt duke u rrotulluar njëkohësisht.

Ajo vazhdon zhvendosjen e saj dhe përplaset me shtyllën e ndriçimit, kryesisht me gomën e parë, e cila për shkak të forcës që zotëronte dhe forcës kundërshtuese të shtyllës ndriçimit goma shkëputet nga piruni, dhe vazhdon lëvizjen më tej deri sa ndalon. Në momentin që motoçikleta hidhet përpara, motoçiklisti zotëron të njëjtën shpejtësi që ka edhe motoçikleta.

Në momentin që motoçikleta bie në tokë, trupat shkëputen njëri nga tjetri, por inercia që ata kanë bënë që motoçiklisti të shkëputet nga motoçikleta dhe fluturon si trup i veçantë. Më pas, ai bie në tokë dhe për shkak të energjisë që zotëronte vazhdon lëvizjen duke rrëshqitur dhe duke u rrokullisur mbi asfalt dhe ka përfunduar në pozicionin ku është gjetur trupi.


Këqyrja e kufomës së Aristotel Guma:
"...Në regjionin temporal të majtë, 2 cm nga veshi vihet re një gërvishtje në trajtë të rrumbullakët me 3.5 cm. Në prekje të këtij lezioni konstatohen kërcitje. Në anën mediale të kërcirit të majtë vërehet një dëmtim madhor në eksplorim të kockës, ku kocka të jep përshtypjen e shkaktuar në një mjet prerës. Ky dëmtim ka formë të ç'rregullt në përmasa 10 x 6 cm.


Dëshmia e Ilir Mukaj për ngjarjen e Himarës
" Ne vajtëm në Himarë, u furnizuam me karburant, blemë paketa cigare dhe u nisëm për të ardhur në Vlorë. Unë isha para, ndërsa Endri ishte mbrapa. Gjatë udhëtimit afër një karburanti, në rrugë kishte pengesa për të kufizuar shpejtësinë dhe unë ndalova pothuajse fare makinën, pasi më zinte poshtë. Në këtë moment, kur makina ishte pothuajse e ndaluar, tek dera e Andit që ishte pasagjer në vendin e parë, u afrua një person hipur në motor, i cili diçka tha duke bërtitur. Unë nuk e dëgjova se çfarë tha, por veçse po bërtiste...

Personi me motor u largua me shpejtësi dhe unë nisa makinën pas tij duke shtuar shpejtësinë. Doja që ta ndaloja dhe ta pyesja se kush ishte dhe çfarë problemi kishte. Theksoj se unë këtë person e kam parë për herë të parë kur u afrua tek xhami i makinës... Pasi e kam ndjekur me makinë, në një moment kemi ecur paralel, edhe unë, edhe motori.

Tek një kthesë rreth 400 -500 metër nga karburanti, motori u fut me shpejtësi duke prerë rrugën e makinës dhe duke u goditur në makinën time. Pas këtij momenti, unë kam ndaluar makinën rreth 20 - 30 metra larg. Në këtë moment, unë dhe shokët jemi trembur dhe hipur përsëri në makinë dhe u larguam..."

1 σχόλιο:

  1. ακομη και αυτοσ που δενγνωριζει απο αυτοκινητα βλεποντασ την μοτοσυκλετα θα καταλαβαινε οτι το αυτοκινητο των δραστων εμβολισε=ανετρεψε και καταπατησε την μοτοσυκλετα,ηταν μια αναδρη εν ψυχρω δολοφονια οπωσ προαναφερω.επισησ το αλλο ερωτημα ειναι γιατι δεν συνεληφθηκαν -προφυλακιστηκαν οι συνεπιβαινοντεσ του αυτοκινητου οι οποιοι ηταν συνεργοι στο εγκλημα;

    ΑπάντησηΔιαγραφή